Arsyet per implantet dentare pjesa 1
2017, Aug 24
Ka shumë arsye pse dikush mund të zgjedhë të ketë implantet dentare dhe jo protezat tradicionale; çdo arsye është po aq unike sa individi që po bën zgjedhjen. Ne kemi përpiluar një listë të arsyeve të përbashkëta që ju cojne te zgjidhni implantet dentare, arsye që shumë mirë mund tju ndryshojne jetën. Arsyet janë shënuar në dy pjesë për ju, prandaj lutemi të ktheheni për pjesën e dytë.
- A jeni i vetëdijshëm se si me moshën ju humbni strukturën e fytyrës dhe lartesia e nofullave shkurtohet? Ky shkurtim i fytyrës është arsyeja pse i sheh ato "linjat e moshes" tek te moshuartit. Kur keni implantet dentare ato ndihmojne ne ruajtjen e integritetit te nofullës. Ju keni dëgjuar thënien që e vleresoni më mirë para se ta humbni atë? Nese ju nuk e përdorni nofullën tuaj atëherë ju do të humbni densitetin e kockave. Implantet dentare sigurojnë presionin e mjaftueshem natyror mbi kocken e nofullës; ky presion humbet kur humbni dhëmbin. Nofulla juaj nuk do ta dije nese eshte nje dhemb apo nje implant, sepse ai do të imitojë të njëjtën pozicion dhe force që do të kishte dhëmbi juaj i vërtetë.
- Kur vendosni të shkoni me implantet dentare ato në fakt mund t'ju ndihmojnë të dukeni më të rinj. Mendoni për këtë, kur shihni një person të ri ai duket i ri sepse gjithçka është në vendin e vet, gjithçka është aty ku duhet të jetë. Implantet dentare mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit degjenerues të muskujve nën lëkurë. Implantet dentare gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e vetebesimit tuaj dhe mbi të gjitha ne lumturine, gjë që ju ndihmon të dukeni edhe më të rinj.
- Implantet dentare mund t'ju bëjnë të flisni më mirë. Kur keni proteza nuk mund ta kuptoni, por do të flisni ndryshe, sepse ju duhet të përshtateni për mbajtjen e protezave në gojën tuaj dhe ato janë të panatyrshme. Me implantet e dhëmbëve dhëmbët ndjehen normalisht si ata natyral kështu që nuk ka ndryshim në menyren si flisni. Kur keni implantet dentare ju kurrë nuk do të duhet të shqetësoheni si për protezat që bien nga goja gjatë te qeshures apo teshtimës.
- Implantet dentare për shkak të materialit që ata janë bërë, titan nuk janë në rrezik për prishje ose prishen pasnje kohe shume te gjate, ata mund të zgjasin 20 vjet ose edhe me teper! Kur zgjidhni të keni një urë dentare, do t'ju duhet ta zëvendësoni atë çdo 5-10 vjet për shkak të prishjes së dhëmbëve, ndersa rekomandohet që të protezat te nderohen çdo 4 vjet. Të gjitha këto zëvendësime dhe riparime kushtojnë para, nëse ju vendosni të keni implantet dentare atehere shpenzoni vetem nje here.
Unë shpresoj se ju e keni gjetur këtë listë të dobishme dhe nëse dëshironi të mësoni edhe më shumë se pse zgjedhja e implanteve të dhëmbëve mund të ndryshojë jetën tuaj atëherë lexoni edhe pjesën e dytë qe do vije :)