Adoleshentet dhe telat e dhembeve
Kjo mund të ndodhë me të gjithë. Dhëmbët tuaj nuk janë aq të drejtë, ndoshta pak të shtrembër ose ata janë të vendosur në një farë mënyre që mund të thotë vetëm një gjë - VENDOSJE E TELAVE!
Bindini fëmijët tuaj qe kjo kohe e mbajtjes se aparatit është gjeja me e mire që mund të bëni ne te vertete per te ardhmen.
Merrni një qetësues. Asgjë shumë e fortë, paracetamol, ibuprofen do të bëjnë mirë. Bëni këtë një deri në dy orë para se të shkoni tek dentisti, ndihmon për të lehtësuar dhimbjen.
Pyesni dentistin si te perdorni dyllin dentar. Definitivisht do të ndihmojë ne çdo acarim që mund të shkaktojë në gojën tuaj teli, nga brenda faqeve.
Hani shumë ushqime të buta. Supë dhe patate pure - mos provoni të hani ushqime të forta ditet e para sepse do tu dëmtojne misherat e dhembeve.
Pini shumë lëngje, si uji. Me pijet e sheqerit në minimum ose aspak - pasi sheqeri nuk do t'i ndihmojë, vetem do te favorizoje prishjen e dhembeve dhe shkeputjen e braketave.
Lani gojën pas ngrënies. Lani me delikatese dhe jo inat, sepse mishrat e dhëmbëve do të jenë të ndjeshëm.
Mbani higjenen e gojes si normalisht. Nëse përdorni një furçë dhëmbësh elektrike, mos ushtroni forcë të plotë. Beni kujdes me forcen e ushtruar mbi pllakat dhe telin qe te mos i lironi ato.
Mos përdorni sode buke ose diçka të tillë që të bëni dhëmbët me të bardha ndërsa mbani tela, pasi ajo do të dëmtojë ngjitësin që përdoret për pllakat e metalit.
Konsideroni të bleni një furçë dhëmbësh të butë dhe lani butësisht mishrat e dhëmbëve qe te mos e beni dhimbjen më keq.
Beni gjume te mire dhe te mjaftueshem. Ndihmon mendjen tuaj të mos mendojë për telat dhe pllakat qe keni vendosur ne goje dhe lehtëson dhimbjen.