Kanceri i gjirit, rutina gjate radioterapise dhe kemioterapise

Kanceri i gjirit, rutina gjate radioterapise dhe kemioterapise

2022, Dec 28    




🌸Sigurohuni qe te merrni te gjitha sherbimet dentare perpara se te nisni
terapine me rrezatim apo ilace.

🌸Terapite nuk jane selektive per qelizat, ato nuk dallojne qelizat e mira
nga ato jo te mira. Per rrjedhoje trupi (palca ku prodhohen elementet e
gjakut) humbet shume nga aftesia per te riparuar, per te perballuar nje
inflamacion dhe per te mbyllur nje plage.

☹️Terapite gjithashtu kane edhe shume efekte anesore ne kavitetin e gojes.

-zgjidhni pasta qe targetojne kariesin dhe mishrat e dhembeve
-punoni ekstra me higjenen e gojes
-evitoni shpelaresit komercial, nje shplares vajor eshte antiinflamator dhe
antimykotik natyral shume i mire
-ushqimet e ftohta dhe jo te thata ju ndihmojne me plaget ne goje
-goja e thate do ju shoqeroj per shume muaj, zgjidhni peshtyme artificiale
-perpara ushqyerjes mund te aplikoni xhelin mpires per ta bere me lehte
pertypjen
-shume e rendesishme eshte te fluorizoni rregullisht dhe per nje kohe te
gjate
-qendroni pozitiv💃

Ky do te jete nje kujdes i shtuar qe do te vazhdoj edhe ne 6 muajt pas
terapise.

❓Per te gjitha urgjencat dentare na pyesni. Sherbimet mjeksore ndaj
infeksioneve dhe dhimbjes nuk jane te ndaluara ne asnje moment te jetes.

Ju lutem shperndajeni postimin.❤️