Cfare nuk duhet per higjienen orale
Cfare nuk duhet per higjienen orale
A i pastroni dhëmbët?
- Po.
Mirë! A e pastroni edhe gjuhen?
- Po.
Bravo!
- Unë përdor edhe shpelares per gojën.
Perfekt! Nuk eshte se ka më shumë që duhet të bëni për të mbajtur dhëmbët tuaj të shëndetshëm, por ndoshta ka diçka që nuk duhet të bëni!
Mos përdorni dhëmbët si mjete. Hapja e qeskave te patatinave të skuqura ose hapjen e tapave te shisheve me dhëmbët tuaj janë disa shembuj qe duhet te MOS ti beni! Përdorimi i gojës tuaj në vend të një palë gërshërë ose një pince mund të duket si një rruge e shkurter, por në të vërtetë mund të te coje në karrigen e dentistit. Keto veprime mund të krijojnë krisje dhe me pas prishje te dhëmbëve. Në raste të rënda, një dhëmb thyhet dhe hiqet përgjithmonë dhe ju duhet ta zëvendësoni me një implant dentar.
Individët me piercing ne gojë duhet të jenë tepër të kujdesshëm për të shmangur dëmtimet që mund të shkaktojnë ato, dhe duhet të diskutojnë me dentistin e tyre sa here shikojne plage ne goje.
Mos luani sportet pa një shine mbrojtese ne gojë. Shinat jane te llojeve te ndryshme. Ato përshtaten lehte, jane te rehateshme dhe mbrojne dhembet nga thyerjet. Investoni tek shinat pasi kostoja e ndreqjes së dhëmbëve të dëmtuar do të jetë shumë më e lartë se çmimi i një shine.
Mos përtypni kube akulli. Pertypja e kubave te akullit mund te jape krisje ne zmaltin e dhëmbëve tuaj, ose të shkaktojë një dhëmb të thyer. Nëse një dhëmb ka një mbushje masive dhe ju shtypni akullin, mund të demtoni mbushjen dhe dhembin njekohesisht..
Kujdes kur zbardhni dhembet. Zbardhja e dhëmbëve, ne shtepi, nuk eshte nje menyre e sigurt per te shmangur komplikacionet. Besohet se zbardhja e tepruar mund të shkaktojë demtim te dhembeve. Është e rëndësishme për njerëzit që të ndjekin me perpikmeri udhëzimet e zbardhuesit te shtepise, dhe te tregojne kujdes qe mos te shkaktojne djegie te mishrave te dhembeve.
Ejani tek ne per nje zbardhim profesional, te efektshem dhe pa efekte anesore ;)