Virusi papilloma, papilloma ne meshkujt, vaksina hpv, HPV shenjat
Si nje mjeke stomatologe i gjej shume shpesh manifestimet e virusit HPV ne
gojen e pacienteve, ne te dyja gjinite. Ne klinike bejme nderhyrjen per te
larguar keto plage dhe i cojme per biopsi. Ndiej se ju duhet te jeni shume
te qarte per keto pika:
1. Çfarë është papilloma virus?
Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i
kancerit në qafën e mitrës, i pari virus kancerformues i njohur nga nga
Organizata Botërore e Shëndetësisë).
Ekzistojnë 1200 lloje të ndryshme nga këndvështrimi gjenetik (gjenotipe) të
virusit HPV, por HPV 16 dhe HPV 18 jane ata qe cojne ne formimin e kancerit
te qafes se mitres pas 10 vjeteve qe gjenden ne trup.
2. Si ndeshet ky infeksion?
Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet
trasmetimit seksual.
3. Cilat janë shqetësimet që shkakton infektimi nga HPV?
Infektimi nga virusi HPV, nuk paraqet asnjë shqetësim të vecantë. Pjesa më
e madhe e infeksioneve shërohet në mënyrë spontane pa pasoja. Vetëm një
minorancë e infeksioneve bëhet kronike, dhe është pikerisht në këto situata
që virusi, në zhvillim edhe brenda pak viteve, mund të çojë në plagët ose
çarjet para – kanceroze. Nese keto plage nuk egazminohen ( nëpërmjet
Pap-testit) dhe nuk kurohen në mënyrën e duhur mund të kthehen në kancer të
qafës së mitrës.
4. Si përballohet infektimi nga Papiloma virus?
Për infeksionin nuk ekziston një kurë e posaçme. Për parandalimin dhe
diagnostikimin në mënyrë të menjëhershme ndryshimin e qelizave të qafës së
mitrës që mund të jenë të provokuara nga ky virus, kërkohet të kryhet në
mënyrë të rregullt Pap-test ( testi i Papanikolaut, për nder të ideatorit).
Është e dukshme pra që vaksina, nuk kuron, por parandalon infeksionin.
5. Ka shërim nga ky infeksion?
Kur është marrë infeksioni nga një ose disa tipe të papiloma virus, është
imuniteti i trupit që çon në shërim, në pjesën më të madhe të rasteve.
Tipet 16 dhe 18 janë shpesh përgjegjes të infeksioneve kronike dhe të
kalimit pas 10 vjetëve në kancer të qafës së mitrës.
6. Mund të merret për herë të dytë?
Po, teorikisht është e mundur të merret për herë të dytë infeksioni me të
njëjtin tip të HPV, sepse mbrojtjet e brendeshme të trupit, imuniteti,
është i fortë, por zgjat pak : çarja është e lokalizuar dhe virusi nuk
emigron në gjak.
Vetëm vaksina dominon nivelin mbrojtës të paktën 10 herë më shumë,
konsiston për më shumë se 8 vjet.
7. Çfarë rëndësie ka HPV në gjenerimin e kancerit të qafës së mitrës?
Në këto raste virusi hyn thellë në qelizat e mukozës ( cipat që veshin
mitrën) dhe i ndryshon në mënyrë progresive deri sa të krijojë të çarat,
plagët para-tumorale të ashtuquajtura CIN -2 dhe CIN -3 që tregojnë
ndryshime të shkallës së mesme dhe të lartë. Ky proces kërkon kohë të
gjatë, edhe disa vjet, dhe të çarat mund të kurohen nëse diagnostikohen në
kohë. Probabiliteti që një infeksion nga HPV mos të shërohet në mënyrë
spontane, e të kthehet në kronike varet nga lloji i HPV, dhe është më e
lartë për HPV 16. Virusi HPV gjendet gjithashtu në 99.7 % në karcinomat e
qafës së mitrës, dhe kjo tregon pikërisht që pa prezencën e një infeksioni
kronik nga HPV nuk mund të jetë kancer. Tymi i cigares, përdorimi për kohë
të gjatë i kontraceptivëve nga goja, numri i shumtë i partnerëve, prekja
nga infeksioni HIV dhe lindja e shumë fëmijëve janë faktorë që favorizojnë
mundësinë e zhvillimit të një tumori.
8. Vaksinimi kundër HPV 16 dhe 18 ndalojnë infeksionin?
Vaksinimi është demostruar i aftë të pengojë krijimin e infeksioneve akute
nga HPV, shkaktuar nga tipet virale që përmban vaksina, pengon kalimin në
infeksion kronik dhe zhvillimin e tij deri në çarjet para-kancerogjene ( të
domosdoshme për të arritur në tumorin e vërtetë).
9. Përse ky vaksinim në moshën 12 vjeç? Nuk është shpejt?
Në bazë të të dhënave në dispozicion, edhe Organizata Botërore e
Shëndetësisë rekomandon si objektiv të rëndësishëm vaksinimin e vajzave
përpara adoleshencës, sepse në këte fazë është edhe përfitimi më i madh.
Kryerja e vaksinës para fillimit të mardhënieve seksuale është e
këshillueshme sepse shkakton një mbrojtje të madhe përpara një infektimi të
mundshëm nga virusi HPV, që kryesisht merret menjëherë pas fillimit të
aktivitetit seksual, edhe sepse përgjigjet që jep sistemi imunitar në këtë
moshë janë më të forta se ato të grave në faza të një moshe madhore.
Duke “pritur akoma ndonjë vit” sepse “vajza ime është akoma e vogël” mund
të paraqesë një gabim serioz, sepse humbet kështu një mundësi të shkëlqyer
për t’ju përgjigjur trupi sa më mirë vaksinës, e duke qënë të sigurt për
mbrojtjen përpara çdo lloj mundësie infektimi.
10. Vaksina është e sigurt?
Të dyja vaksinat e disponueshme janë të sigurta. Janë kryer qindra mijra
doza vaksinash në botë, pa asnjë lloj pasoje të shkaktuar nga to. Disa
efekte anësore të lehta janë të mundshme në një pjesë të vajzave të
vaksinuara, që konsistojnë në dhimbje, fryrje dhe skuqje të krahut në të
cilin bëhet vaksina, dhimbje koke ose ndonjëherë edhe pak temperaturë. Të
gjitha këto efekte zhduken në mënyrë spontane brenda pak ditësh dhe pa
asnjë pasojë.
11. Është efikase vaksina?
Nga studimet klinike mbi sigurinë e vaksinës, rezulton që vaksina nëse
kryhet kur femra nuk ka akoma kontakte me virusin, siguron një mbrojtje të
lartë (90 -100%) përsa i përket çarjeve para-kanceroze të provokuara nga
HPV të tipit 16 dhe 18.
12. Është e mundur të vaksinohesh pas 18 vjetëve?
Po, vaksina është e aftë të stimulojë sistemin mbrojtës imunitar edhe tek
gratë në moshë të madhe dhe të mbrojë në drejtim të virusit HPV, edhe pse
mundësia për të hyrë në kontakt me virusin rritet me rritjen e moshës,
kështu që vaksina pakëson efektet e saj. Vaksina është e mundshme deri në
45-49 vjeç, si masë mbrojtëse personale.
13. Parashikohet vaksinimi edhe tek meshkujt?
Nuk parashikohet për momentin një ofertë gratis e vaksinimit për meshkujt,
sepse për ta nuk ka asnjë rrezik siç është për shembull tumori i qafës së
mitrës tek femrat. Megjithatë vaksinimi është i efektshëm edhe tek meshkujt
për parandalimin e lythave në organet gjenitale dhe të çarave
para-kanceroze ( të çara që transformohen në tumore) tipike të gjinisë
mashkullore ( anus, penis, etc). Vaksinimi te meshkujt sot është i mundur
si masë parandaluese personale.
14.Cilat janë intervalet kohore të lejuara per kryerjen e vaksinës anti
HPV, nga një dozë tek tjetra, që vaksina të jetë e efektshme?
Është gjithmonë e rekomandueshme të ndiqen udhëzimet mbi vaksine HPV (3
doza sipas skemës, 0, pas 1-2 muaj, pas 6 muaj). Në rast kjo skemë nuk ka
qenë e mundur, nuk është asnjëherë e domosdoshme të fillohet vaksinimi nga
fillimi.
15. Si kryhet vaksinimi?
Vaksinimi parashikohet të kryhet në rrugë muskolare, në pjesën e lartë te
krahut, doza e parë, dhe dy doza të tjera pas 1-2 muajsh, dhe e fundit pas
6 muajsh nga doza e parë.
16. Vaksina zëvendëson kontrollin periodik ( screening Pap-test)?
Është e domosdoshme të kujtojmë që vaksina punon krah për krah, por nuk
zëvendëson Pap-testin për kancerin e qafës së mitrës, aktualisht i
rekomandueshëm për gratë e moshës nga 25 deri në 64 vjeç, dhe që kryhet nje
here ne çdo 3 vjet.
Vaksinimi i vajzave 12 vjec eshte falas.
Vaksinohuni, egzaminohuni!