Ushtrime per dhimbjet e qafes dhe te nofulles

Ushtrime per dhimbjet e qafes dhe te nofulles

2023, Jan 01    

Keni dhimbje koke dhe nofullash???😣

Duhet te njiheni me kete muskul🧐👇👇👇

🧐''Sternokleidomastoideum'' 😮😯😲 eshte nje muskul i gjate qe shtrihet
nga zona poshte veshit deri ne klavikul. Ai merr pjese ne levizjet
majtas-djathtas, lart-poshte dhe perpara te kokes. Eshte shume i dukshem
nese ju levizni koken nga njera ane ne tjetren.

🧐Kur ky muskul lodhet mund te shfaqen disa nga keto simptoma:
•Dhimbje ne fytyre kryesisht ne pjesen e ballit.
•Dhimbje ne sy ose ne zonen poshte tyre.
•Marrjemendje
•Dhimbje koke, migrene
•Dhimbje ne sinuse
•Ngurtesimi i qafes
•Dhimbje te artikulacionit te nofulles

Cdo problem qe ka te bej me qendrimin keq te shpines dhe pozicionin e kokes
e afekton ate.

❌ Ky muskul kur irritohet jep simptoma edhe ne artikulacionin e nofulles.❌

Per te zbutur lodhjen dhe dhimbjen ne shume zona te fytyr-kokes ku
perfshihen edhe nofullat po ju propozoj keto 3️⃣ ushtrime.

1. Qendroni ulur ne nje karrige me trupin drejt dhe duart e mbeshtetura tek
ndenjesja. Levizni koken anash deri sa veshi te takoj shpatullen. Qendroni
per 30 sekonda ne kete pozicion dhe perseriteni 3 here per secilen ane.

2. Qendroni ne kembe me duart ne mes dhe anoni koken mbrapa deri ne
maksimum duke mbajtur shpinen gjithmone drejt. Qendroni per 60 sekonda ne
kete pozicion dhe perseriteni 3 here.

3. Qendroni drejt ne kembe dhe rrotulloni qafen duke mbajtur mjekren e
ngritur. Per ta bere edhe me te veshtire ushtrimin mund te ushtroni presion
mbi mjeker me njeren dore.
Qendroni per 30 sekonda dhe perseriteni 3 here.

Keto ushtrime eshte mire ti beni disa here gjate dites.🕜🕡🕣
Te lexosh kete tekst nuk eshte eshte e thjeshte. Prandaj shikoni fotot per
me shume variante...☺️👉👉👉