Mishrat e dhembeve ne shtatezani

Mishrat e dhembeve ne shtatezani

2022, Dec 27    



🍒🤰Cfare eshte granuloma e shtatezanise?
Granuloma e shtatezanise eshte nje tumor i mire qe ndodh ne rreth 5% te
grave shtatezane. Kjo shfaqje e re ne goje eshte nje pergjigje e
ekzagjeruar e indeve te gojes ndaj faktoreve te jashtem si higjena jo e
mire, mbushjet masive pa konture te rregullta apo traumatizimeve.

🍒🤰Si duket granulamot e shtatzanise?
Pershkrimi me popullor eshte ''si nje qershi''. Ato jane te rrumbullakta,
vendosen ne gingiven mes dy dhembeve dhe jane flake te kuqe.

🍒🤰☹️Cfare shqetesimesh japin?
Kjo do te varej nga permasat qe marrin.Ato kane rritje shume te shpejte. Te
befte!
Ne pergjithesi nuk japin asnje shqetesim. Nese vazhdojne te rriten ato
traumatizohen lehte nga ushqyerja dhe e folura. Ne keto raste ato gjakosen
dhe dhembin.

🍒🤷🏻‍♀️Si te veprojme kur ne goj shikojme nje ''qershi'' dhe jemi
shtatezane?
Nje vizite rutine tek dentisti do tju qetesonte menjehere. Jane tumore te
mira. Nuk keni cfare te beni shume! Estrogjeni i larte gjate pritjes se
embel do ti inflamoj goxha mishrat. Tregoni me teper vemendje ndaj higjenes
se gojes.
⏳⌛Pasi nivelet e estrogjenit te normalizohen perseri, granuloma do te
tkurret deri ne largimin e plote. Do te zgjas shume kohe. Beni durim!
Ne raste shume te rralla kur ato zmadhohen shume dhe pengojne ushqyerjen
ato hiqen. Procedura nuk perben asnje rrezik per shendetin e bebit.

Shtatezani te mbare! 🤰👼🦋