Protezat e dhembeve, si te pastrojme protezat, kujdesi ne shtepi

Protezat e dhembeve, si te pastrojme protezat, kujdesi ne shtepi

2023, Jan 13    

Nje proteze totale realizon 20-25% te forces kafshuese qe do te realizonin
dhembet natyral.

Filloni me ushqime te buta, kos, akullore, peshk, veze, djath te bute.

Hani porcione te vogla.

Hani ne te dyja anet e nofullave, ne te njejten kohe.

Evitoni te sillni perpara protezen e poshtem, pra dhembet e poshtem nuk
duhet te dalin perpara dhembeve te siperme.

Hapni dhe mbyllni gojen ne drejtim vertikal (hap-mbyll lart-poshte),
evitoni levizjet horizonatale (majtas-djathtas).

Prisni ne feta frutat si psh molla.

Nese e ndjeni te domosdoshme te kafshoni me dhembet e perparem, mbani
gjuhen ne fund te qiellzes dhe ushtroni presion ne drejtimin per lart.

Protezat ulin ndjeshmerine ndaj temperaturave, ndaj evitoni ushqimet e
nxehta.

•Te folurit
Veshtiresite ne shqiptim jane shume te zakonshme ne ditet e para. Kryesisht
ne shqiptimin e fjaleve me shkronjen ‘s’ dhe ‘f’.
Muskujt e gjuhes, buzeve dhe faqeve duan pak kohe per tu adaptuar, cilesia
e shqiptimit do te rregullohet me kalimin e diteve.

Praktikohuni para pasqyres dhe flisni me ze te larte per ta pershpejtuar
procesin e te folurit.

•Te vrarat
Mos u panikosni! Eshte shume e zakonshme te kesh nevoje te rregullosh
protezen javen e pare.
Per disa pacient eshte shume e rendesishme korrigjimi i protezes ne
klinike, disa te tjere i kalojne te vrarat pa patur nevoje per ndryshime ne
proteze.
Per te vrarat ju sygjerojme te shplani gojen me uje te vaket me pak kripe
te tretur.

Ne jemi ketu per tju ndihmuar per cdo problem me protezen, sigurohuni ta
mbani protezen nje dite para ne goje ne menyre qe te kemi te qarte zonat qe
duhen lemuar.

Eshte e nevojshme te kontrollojme nje here ne vite protezat tuaja.

•Kur lirohen
Nese ju keni bere heqje perpara vendosjes se protezes, mishrat dhe kocka
terhiqen me kalimin e javeve dhe ju mund ta ndieni protezen te lirshme. Qe
do te thote se ka nevoje per nje procedure qe i mbush nga brenda.

Mos u perpiqni ti rregulloni vete protezat.

•Ngjitesit
Jane tubeta qe aplikohen ne sasi te vogel ne brendesi te protezes dhe
ndihmojne ne qendrueshmerine e saj. Jane shume te rekomanduara vecanerisht
per nofullen e poshtme.

•Higjena
Ashtu si dhembet natyral edhe protezat zene depozitime, gureza, pllake
bakteriale, ngjyrime.
Lajini protezat me furcen e posacme per proteza. Sigurohuni qe e mbushni
lavamanin me uje, ne menyre qe edhe po ju ra nga dora mos tju thyhet. Per
larje mund te perdorni solucione dhe tableta te posacme per protezat.
Evitoni ujin e nxehte, pastrues me hipoklorit si ace.

Pastroni edhe mishrat tuaja me nje garze me uje te vaket me kripe.

Nese i hiqni nga goja vendosini gjithmone ne nje gote me uje, pasi tharja
ndryshon volumin e tyre.

Na telefononi per cdo problem rreth protezave!
0693919755