Krepat dhe kariesi

Krepat dhe kariesi

2017, Aug 24    

🍓Nje nga recetat me te shijshme krepat, eshte fajtore per dhembet me kavitete.
Cfare e shkakton kariesin e dhembeve?
Kariesi shkakohet nga veprimi i acideve ne siperfaqen e zmaltit. Keto acide prodhohen kur bakteret ne goje perdorin ushqimin dhe lengjet qe ne konsumojme.

🍩Si ndodh prishja e dhembeve?
Bakteret e gojes perdorin sheqernat qe ndodhen ne ushqimin tone si krepa, cokokrem, akullore, karamele, recel, lengje me gas dhe i kthejne ne acide. Keto acide sulmojn smaltin duke e varferuar nga mineralet. Pasi preket zmalti, preket dhe dentina poshte tij. Shume shpejt formohet nja zgaver e dhimbshme, shpesh me ngjyre shume te erret dhe ere te keqe.

💡Cfare te bejme?
Lajme dhembet rregullisht ne mengjes dhe ne darke. Sapo shikojme nje njolle ne dhembe shkojme te dentisti.

❓Cfare ndodh nese nuk trajtojme dhembet me kavitete?
Dhembet do vazhdojne te shkrihen nga acidet, nervat do te infektohen, dhimbjet do te jene te padurueshme. Nese neglizhoni edhe me tej do te enjteni si tollumbac dhe do te keni temperature.

❎A mund te vdesesh nga kariesi i dhembeve?
Nese nuk trajtohet nje dhemb i prishur behet vater infeksioni ne trup, e cila mund te perhapet ne hund, sinuse, mbrapa syrit, tru dhe Po mund te vdesesh nga kariesi i dhembeve!